Njoftimi i pa edituar :
09.11.2016, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dega në Kamenicë, në një takim të zgjeruar të degës ndër pikat e rendit të ditës diskutoj edhe për zgjedhjet në FR LDK.
Kryetari i degës së LDK-së Mr.Shaip Surdulli, vlerësoi lartë angazhimin e deritanishëm të strukturave të FR LDK si një nga promotorët e fuqizimit dhe ndryshimit në degë.
Sot, kemi një gjeneratë të re në LDK që kanë marr përgjegjësi në strukturat e degës, nëndegës, komunitetit dhe së shpejti edhe qeverisjen e re në Komunën e Kamenicës. Ky ndryshim brenda LDK erdhi si kërkesë e elektoratit dhe si angazhim i strukturave të forumit rinisë, të cilët në një proces demokratik sollën ndryshimin për një përfaqësim dinjitoz të rinjve në degën e Kamenicës.
Unë inkurajoj të rinj dhe të reja të futen në procesin zgjedhor të zgjedhjeve në forumin e rinisë, të bëhen pjesë e ndryshimeve që do të ndodhin në degë dhe komunën tonë.
Ndërsa, kryetari i FR LDK-së z.Shkelzen Krasnqi, faleminderoj kryetarin, kryesinë e degës për mbështetjen e ofruar gjatë mandatit të udhëhequr prej tij dhe në veçanti faleminderoj kryesinë, kryetarët e degës së FRLDK dhe gjithë ata të rinj e të reja që ishin bashkë gjatë një rrugëtimi të gjatë me shumë sfida por me një vullnet e besim të jashtëzakonshëm për të sjell ndryshim dhe për të ardhmen e të rinjve.
Krasniqi theksoj se gjatë këtij mandati që lamë pas, FR LDK dega në Kamenicë ishte forumi më i fuqishëm në Kosovë për nga aktivizimi i të rinjve dhe aktivitetet e realizuara në kuadër të LDK, ku vlen të ceken që janë mbajtur aktivitete kulturore edukative, takime, seminare, vizita të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Në këtë takim, sekretari i degës z.Alban Mehmeti, njoftoi të pranishmit për procesin e brendshëm zgjedhor në FR LDK, për përgatitjet e fillimit të këtij procesi, kalendarin e kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegë, duke i bërë thirrje të rinjve të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor, t’i bashkohen LDK-së gjithashtu duke premtuar përkrahje të plotë strukturave të reja të FRLDK-së.
Vlen të ceket se Kuvendi i –X- zgjedhor i degës së FR LDK në Kamenicë është paraparë të mbahet me 27.11.2016, ora 11:00, në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, ku të pranishëm përveç përfaqësuesve nga dega do të ketë edhe mysafir nga niveli qendrorë i LDK-së