Moti

Reagimi i plotë dhe i pa edituar:

REAGIM

06.11.2016 - Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Kamenicë, reagon ashpër ndaj lajmit të plasuar në faqen zyrtare të Komunës së Kamenicës me rastin e  përurimit dhe prerjes së shiritit të rrugës Dajkoc-Bllatë-Topanicë, ku me ftesë të Ministrit të Infrastrukturës Lutfi Zharku mori pjesë edhe ish-Kryetari i Komunës njëherit Kryetar i LDK-së në Kamenicë Mr.Shaip Surdulli, por kjo prezenc e Kryetarit Surdulli shihet se ju ka penguar udhëheqësve në largim dhe me urdhër të Begzad Sinanit prehet fotoja ku gjatë prerjes së shiritit është edhe Kryetari Surdulli.

Ky kualicion i formuar mbi bazën e interesave personale dhe të mashtrimit për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të punës, ngritje të cilësisë në arsim, shëndetësi, administrat efikase, barazi, qdo ditë po i bind qytetarët e Kamenicës se nuk ka përparim me mashtrues dhe se të njëjtit i kanë ditët e numëruara.

Gjithashtu, vlen të ceket se në këto investime në infrastruktur nga ministri që vjen nga radhët e LDK-së z.Lutfi Zharku, janë edhe meritë dhe kontribut i kërkesave të shumta të njerzëve të LDK që i kanë dhënë rëndësi zhvillimit të infrastrukturës në komunën tonë.

Lidhja Demokratike e Kosovës,
Dega Kamenicë.

#FOTOT e lajmev të publikuara nga ministria dhe komuna:
• foto 1, fotoja e plotë e përurusëve me rastin e prerjes së shiritit, e publikuar nga Ministeria e Infrastrukturës,
• foto 2, fotoja e prerë e përurusëve-Kryetarit Surdulli, me rastin e prerjes së shiritit, e publikuar nga Komuna e Kamenicës.

 
Top