Moti

Në bashkëpunimi  me Drejtorin  e  Bujqësisë  dhe  Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, sot  më datë 05.12.2016 u  mbajt  takimi informues  me Fermerët e komunës tonë  për  fazën e parë  për të konkurruar me projektet e tyre për grante.

Takimin  e hapi  Drejtori  i Drejtorisë  së  Bujqësisë  Islam Isufi , ku ndër të tjera  ai tha  se Komuna  e Kamenicës  është në mesin e  katër komunave  të përzgjedhura  nga  Agjensioni Austriak për Zhvillim – projekti  RESI dhe  implementuas  i  këtij projekti është CARE.

Qëllimi i këtij projekti  është që tu ndihmoj fermerët përmes të projekteve të ndryshme,  këshillave  dhe grandeve   për të siguruar një  vetëpunësim.

Pjesëmarrësit  e  këtij  takimi  i përshëndeti dhe e përkrahu  edhe kryetari i komunës  Begzad  Sinani, i cili e falënderoi  RESI-në,  ( Iniciativa  për  Qëndrueshmëri  Ekonomike  Rurale ) që  pas takimeve  të mbajtura më herët me këta, kishte  gjetur   mirëkuptim  që  edhe Komuna e Kamenicës të jetë e përzgjedhur, ai tha se Fermerët tanë e duan punën,  prandaj edhe sot ata kanë ardhur në numër kaq të madh, vetëm ju duhet  ndihma  financiare  fillestare  për të filluar veprimtarin e tyre, mundësia më e mirë dhe më e shpejt për krijimin e vendeve të reja të punës është sektori i Bujqësisë ne do të mundësojmë bashkëpunimin me të gjithë investitorët dhe donatorët për t`iu ofruar qytetarëve mundësi të reja për punësim.

Faton Krasniqi , Menaxher   i projektit RESI, tha se përvojat  e mira nga  komuna e Suharekës  do aplikohen edhe këtu në komunën tuaj. Do të  ndihmohen dhe përkrahen  edhe femrat  që të  fuqizohen  ato , si edhe  grupe tjera  të cilat nuk  mund  të plotësojnë  kriteret  për grande  nga  MBPZHR, qëllimi i këtij projekti është zvogëlimi apo zbutja e papunësisë.

Gjatë këtij takimi, u dhanë  sqarime  të shumta për sektorë të ndryshëm të Bujqësisë dhe mënyrat e aplikimit ku mund të konkurrojnë Fermerët, ata të cilët janë të interesuar, pastaj shumat  maksimale dhe  minimale, si dhe   u shpjegua  mënyra e plotësimit të dokumentacionit  aplikues.

Partnerë kryesorë do të jetë komuna e Kamenicës dhe organizata Austriake do të zgjasë  28 muaj.
Gjatë këtij takimi fermerët u njoftuan më hollsisht për mundësit  e përfitimit nga ky projekt për të gjithë sektorët e Bujqësisë me projektet e tyre. Të gjithë fermerët të cilët janë të interesuar për të aplikuar për projekte të ndryshme për grant, ata do ti kenë 3 mundësi për aplikim.

Për informata më të hollsishme  gjithë fermerët mund të informohen në web faqen e projektit www.resi-ks.org , si dhe në  DBPZHR në Kamenicë.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të pregadisin projektet e tyre dhe të aplikojnë në financimin e këtyre projekteve.

 
Top