Moti

Kryetari i komunës Begzad Sinani me bashkëpuntorë ka pritur në takimin drejtorin ekzekutiv të Demos-it Nobert Pijls dhe stafin e tij për të informuar në përgaditjen e projekteve për vitin e ardhshëm të 2017.

Kryetari Sinani pasi falenderoj Demosin për bashkëpunimin e deritanishëm tha se " ne tanimë kemi caktuar projektet e parapara për vitin e ardhshëm nga granti i juaj në vlerë prej 44.000 € ne kemi prioritet që të realizojmë 3 projekte në qytet dhe një në fshatin Hodonoc dhe kemi përgaditur projektetet për implemtim".

Nobert Pijls drejtor ekzekutiv në Demos në takimin se sotëm tha se "ne jemi këtu që t' ju inkurajojmë dhe t'ju informojmë për grantin e Demosit për komunën e Kamenicës për vitin 2017 ne do ju ofrojmë bashkëpunim në realizimin e projekteve të përzgjedhura nga komuna juaj po ashtu dua të ju falenderoj për bashkëpunimin e deritanishëm, ne kemi një bashkëpunim të mirë me komunën e Kamenicës ju inkurajoj që të vazhdoni me këtë bashkëpunim që të realizojmë edhe projekte të tjera".

Komuna e Kamenicës për vitin 2017 për përformacë të mirë ka fituar donacion në vlerë prej 44.000€ nga Demosi në mesin se 17 komunave përfituse të granteve.

 
Top