U mbajt një takim me kryetarët e Këshillave Lokale, të dal nga zgjedhjet e nëntorit, të mbajtura në Komunën e Kamenicës. Në ketë takim u dha një informatë rreth përmbylljes së procesit zgjedhor nga ana e komisionit zgjedhor. Ku u vlerësuan lartë këto zgjedhje të cilat ishin demokratike dhe u zhvilluan pa kurrfarë problemi. Procesi për zgjedhjen e 26 këshillave kishte filluar me 2 nëntor ndërsa kishte përfunduar me 28 nëntor.
Kryetari Sinani i uroj mirëseardhjeje kryetarëve të Këshillave Lokale, duke i dëshiruar bashkëpunim të mirë me strukturat komunale.
Ai nder tjerash tha ”zyra e ime është gjithëherë e hapur për kryetarët e Këshillave Lokale, për bashkëpunim me ju për të mirën e qytetarëve tanë. Për rendësinë që e kanë kryetarët e Këshillave Lokale, jemi bindur edhe më shumë gjatë problemeve në terren me rastin e realizimeve të projekteve të ndryshme, prandaj ndihma e juaj në raste të tilla është e pa zëvendsueshme “ Sinani tha se gjatë këtyre zgjedhjeve nuk kishte ndërhy për të ndikuar në to.
Por, kishte dasht që vet qytetarët ti i zgjedhin ata individ të cilët i dëshirojnë edhe i votojnë ai poashtu e falënderoj edhe DEMOS-in, për kontributin që e ka dhënë gjatë këtij procesi zgjedhor të zgjedhjeve të kryetarëve dhe këshillave lokale.
Njofton komuna e Kamenicës