Moti

Kryetari  i komunës Begzad Sinani me bashkëpuntorë ka pritur në një takim myftiun Tërnava me bashkëpuntorë dhe këshillin e Bashkësisë Islame në Kamenicë.

Unë shpreh mirënjohjen time për vizitën tuaj, zyra e kryetarit të komunës do të jetë gjithëmonë e hapur për ju dhe këshillin e Bashkësisë Islame në Kamenicë.

Ne mbrenda mundësisve tona buxhetore iu kemi përgjigj këkresave të këshillave të xhamive për intervenim në xhamitë e lokaliteteve të tyre sin në: Novosellë, Strezoc, Berivojcë etj, po ashtu kemi marr vendimin për mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë së varrimit për qytetarët tanë, po ashtu falë bashkëpunimit me Këshillin e BIK- ut në Kamenicë dhe UNDP-në  kemi realizuar tri projekte në interest ë përgjithshëm ku njëra ndër to është edhe renovimi i Xhamisë Gani Haxhi Sermaxhaj në Kamenicë tha kryetari Sinani.

Në fjalën e tij myftiu Tërnava falenderoj kryetarin për pritjen ai tha se " Lus zotin qe tju jep shëndet dhe suksese në punët e hajrit që po i bëni, ju falenderoj  për bashkëpunmin e mirë dhe të vazhdueshëm që po e tregoni me BIK-un në Kamenicë, gjithashtu për vendimin e marrë për mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë së varrimit.

Neve si BIK na intereson siguria e vendit dhe trojeve tona për një jetë të qetë, sigurtë për qytetarët tanë dhe në këtë duhet të japim kontribut të gjithë imamët tanë duke promovuar vlerat dhe traditat tona kombëtare të popullit Shqiptarë”.

Në këtë takim u diskutua edhe çështja e caktimit të lokalcionit për ndërtimin e objektit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë me qëllim të ushtrimit të detyrave dhe punëve të BIK-ut Dega në Kamenicë.

Kryetari Sinani u zotua se do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë ligjore për caktimin e një lokacioni më të përshtatshëm për ndërtimin e këtij objekti.

 
Top