Cristiano Ronaldo është fitues i trofeut “Topi i Artë”, që këtë vit akordohet vetëm nga “France Football”.
Sulmuesi i Realit të Madridit dhe përfaqësueses portugeze ishte padyshim favoriti kryesor për të fituar për shkak të triumfeve në Ligën e Kampioneve dhe në Europianin e Francës.
Ronaldo doli i pari duke lënë pas krahëve argjentinasin Lionel Messi dhe francezin Antoine Griezmann.
Për Cristiano Ronaldon kjo është hera e katërt që fiton “Topin e Artë” pas atyre në vitet 2008, 2013 dhe 2014.
Tani synimi i luzitanit është të fitojë edhe trofeun e “FIFA The Best”, që e sheh atë favorit kundrejt Lionel Messit e Antoine Griezmann dhe që do të dorëzohet në ceremoninë e 9 janarit në Zyrih.