Moti

Koha,net raporton se serbët e veriut kanë bllokuar rrugën kryesore Zveçan-Leposaviq, përkatësisht në Rudare për të mos lejuar kalimin e kryeministrit Isa Mustafa dhe komandantit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Migilietta në vendin ku do të përurohej ura mbi lumin Bistricë.

Kryeministri dhe komandati i KFOR-it kanë tentuar të marrë pjesë në përurimin e urës mbi lumin Bistricë, urë kjo e cila lidh Zveçanin dhe Leposaviq.

Mediat serbe raportojnë se minatorët kanë vendosur një kamion në mes të rrugës për të penguar kalimin e zyrtarëve të qeverisë së Kosovës.

Ende nuk dihet nëse kryeministri Mustafa do të arrijë të merr pjesë në përurimin e kësaj ure. Ura, e cila është parpara të hapet sot është rinovuar me ndihmën e KFOR-it.

 
Top