Moti

Ish kapiteni i skuadrës së Bashkimit të Koretinit, Shpend Basha, e ka vazhduar karrierën në futbollin zvicerian.

Ky është një rast i rrallë që nga Liga e Dytë e futbollit kosovar arrijnë të depërtojë në arenën europiane, shkruan Gazeta Sheshi.

Basha ka vazhduar karrierën tek skuadra e njohur Rorschach që garon në Ligën e Dytë të futbollit zvicerian nga qyteti i St.Gallen.

Shpendi i cili luan në rolin e mesfushorit njihej për kualitetet e tij, derisa është vlerësuar lartë edhe në klubin e tij të ri.

/Gazeta Sheshi/

 
Top