Moti

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM), me 26 Prill, 2017 në Shtëpinë e Kulturës ne Kamenicë ka mbajtur një debat publik ne lidhje më çështjen e arsimit ne komunën e Kamenicës, në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga OJQ NOPM.


Qëllimi kryesor i këtij debati ishte që të diskutohet mbi sfidat, problemet dhe rekomandimet për përmirësimin e situatës në arsim. Pjese e këtij debati ishin përfaqësues të institucioneve lokale, drejtori i Drejtorisë se Arsimit në Komunën e Kamenicës, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të komitetit konsultativ për Arsim dhe qytetarë të komunës së Kamenicës.

Gjithashtu, ky debat ka shërbyer si mundësi për të diskutuar dhe avokuar tek autoritet komunale për hartimin e politikave lokale, lehtësimin e debateve dhe dëgjimeve publike, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të komiteteve këshillëdhënës, të rinjve, grupit të grave, komuniteteve dhe këshillave të fshatrave për pjesëmarrje në vendim-marrje dhe politikë-bërje.

Si rezultat i këtij takimi, të pranishmit u njoftuan nga drejtori i drejtorisë se arsimit më gjerësisht me situatën aktuale dhe sfidat ne sferën e arsimit, te cilat me te theksuarat ishin shpërngulja e popullatës, infrastruktura shkollore, trajnimet te paketa lidhur me procesin e arsimit dhe çështje e tri pagave jubilare për mësimdhënës që dalin në pensione.

Pas një diskutimi të frytshëm në mes të pjesëmarrësve, në fund të takimit u nxorën edhe rekomandimet.
 
Top