Filloi realizimi i projektit të përbashkët të komunës me DEMOS-in, për vendosjen e sinjalizimit horizontal dhe atij vertikal rrugët e qytetit duke i dhënë rëndësi vendkalimeve pranë shkollave dhe institucioneve tjera që kanë frekuentim më të shpeshtë.
Për herë të parë u vendosen shenjat për kalim në drejtim të rrugës për në xhaminë e “ Gani Sermaxhaj”, për të cilin vendkalim qytetarët e kishin kërkuar edhe në debatin me qytetarë. Aty qytetarët e sidomos pleqtë kanë qenë të rrezikuar duke kaluar rrugën kryesore. Shumica e shenjave sinjalizuese ishin shlye e disa edhe kishin munguar me kohë.