Moti

Në mbledhjen III të Kuvendit të Komunës së Kamenicës  të mbajtur më 30.03.2017, anëtari i Kuvendit të Komunës nga subjekti politik Lëvizja VETËVENDOSJE!, Arsim Thaçi propozoi një pikë shtesë për mbledhje në mesin e pikave të rregullta dhe ajo kishte të bënte lidhur me ndotjen e madhe të ekosistemit në lumin e Shipashnicës nga eksploatuesit e rërës dhe zhavorrit në luginën e lumit të Desivojcës, kjo pikë u mbështet nga të gjithë dhe hyri në rend dite si dhe ngriti dy çështje si pyetje drejtuar ekzekutivit (kryetarit) të komunës e ato ishin:

1.Kërkojmë pajisjen e të gjitha shkollave të Komunës sonë me pajisje sportive për lëndën e Edukatës Fizike dhe Sportive( në sallat e brendëshme apo në terrenet e hapura sportive shkollore),

2.Kërkojmë rregullimin e kanalit atmosferik përgjatë rrugës kryesore në Koretin që nga Lagjja e Epërme deri në Lagjën e Poshtëme te xhamia dhe në kthesën përballë xhamisë në hyrjen në brendi të fshatit në rrugën kah ura,të bëhet rregullimi i kanalit dhe zgjerimi i rrugës(sepse aty është rrugë shumë e ngushtë dhe ka qarkullim të madh të komunikacionit).

 
Top