Zyra komunale e informimit njofton se kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava ka pritur në një takim në zyret e Bashkësisë Islame të Kosovës kryetarin e Komunës Begzad Sinani me bashkëpuntorë dhe kryetarin e BIK-ut në Kamenicë Bejtullah Hashani dhe sekretarin Bujar Fera.
Në këtë takim ndër të tjeta u bisedua për fillimin e ndërtimit të objektit të Administratës për BIK- un në Kamenicë, mbulimin e shpenzimeve të varrimit nga ana e Komunës dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të kryetarit të Komunës Begzad Sinani, Institucioneve Komunale dhe Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë.
Kryetari Sinani tha se ne kemi shqyrtuar dhe aprovuar kërkesat që kanë qenë të drejta, të domosdoshme dhe të arsyeshme nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë dhe do të vazhdojmë këtë partneritet në mes të Komunës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë, po ashtu kërkoj nga myftiu Tërnava që të shfrytëzojë ndikimin e tij në botën arabe për mundësinë e investimeve në Kamenicë si në ndërtimin e banesave kolektive për raste sociale, renovimin e QKMF - së.
Myftiu Naim Tërnava falenderoj kryetarin e Komunës Begzad Sinani dhe kryetarin e Bashkësisë Islame në Kamenicë Bejtullah Hashani për këto të arritura të mëdha në shërbim të qytetarëve të komunës së Kamenicës ne në mbledhjen e radhës të kryesisë do të inicojmë fillimin e procedurave të tenderimit për ndërtimin e Objektit të Administratës së Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë dhe besojmë që në muajin Qershor do të vendosim gurthemelin së bashku me ju, në fund të muajit do të udhëtojë për Dubai dhe do të dorëzojë projektet e komunës së Kamenicës dhe disa projekte të BIK-ut, e projekte të tjera tha myftiu Naim Tërnava, ka njoftuar zyra komunale e informiti