Moti

Zyra komunale e informimit njofton se Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Bajram Gecaj dhe kryetari i Komunës Begzad Sinani kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit " Renovimi i banjove dhe toaleteve në Institucionin parashkollor Filizat në Kamenicë".

Kryetari i Komunës Begzad Sinani ka falenderuar zëvendësministrin Gecaj për mbështjetjen e vazhdueshme për projektet dhe kërkesave e qytetarëve të Kamenicës".

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit u realizua në kuadër të mbështetjes së MAPL - së, për financimin e projekteve kapitale për Komunat e Kosovës.
 
Top