Moti

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM) në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga NOPM, më datën 11 maj, 2017 ka organizuar trajnimin e komiteteve konsultative mbi kornizën ligjore lidhur me pjesëmarrjen dhe konsultimin me publikun.


Gjatë këtij takimi,  anëtarët e komiteteve konsultative  janë njoftuar me kornizën ligjore lidhur me pjesëmarrjen dhe konsultimin me publikun, problemet dhe sfidat me te cilat ballafaqohen këta anëtarë karshi punës se tyre me autoritete komunale ne njërën ane dhe me qytetarët ne anën tjetër. Gjate trajnimit  janë prezantuar legjislacioni ndërkombëtar dhe nacional.


 Gjithashtu, nivelet e pjesëmarrjes janë elaboruar gjerësisht informimi, konsultimi, dialogu, partneriteti dhe vullnetarizmi kurse ne mekanizmat ligjor për përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes janë diskuatuat zgjedhjet, referendumet, peticionet, iniciativat, komitet konsultative, takimet me qytetarë, pjesëmarrja ne buxhetim, këshillat e fshatrave dhe vendbanimeve, dhe Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi. 

Gjate trajnimit, është sugjeruar se duke parë për së afërmi trendët e globalizmit dhe orientimet e qeverisjes lokale, qeverisja lokale orientimet e së ardhmes mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje në Kosovë duhet të bej më shumë kah mekanizmat ligjor të cilat garantojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes siç janë: informimi, përdorimi i mjeteve informative, informimi përmes rrjeteve sociale, informimi përmes shkollave, informimi përmes bashkësive fetare,  vizitat në lagje dhe fshatra, takimet me fokus grupe, monitorimi social, takimet sipas modelit “world cafe” dhe juria e qytetarëve. Pjesë e këtij takimi ishin anëtarët e katër komiteteve konsultative ( shëndetësi, çështje sociale dhe emergjencë; arsim, kulture, rini dhe sport; planifikim, zhvillim lokal, ekonomik dhe ambient dhe pjesëmarrjes se publikut ne vendimmarrje ) dhe përfaqësues te mediave dhe shoqërisë civile.    
 
Top