Moti




















Bazuar në rezultatin zgjedhor dhe ofertat që po i bëhen Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shumë reagime të strukturave, anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së.

Ata përmes opinioneve të ndryshme që japin paraqesin orientimin e tyre politik.
Alban Mehmeti, sekretar i përgjithshëm i degës së LDK-së në Kamenicë përmes një statusi në rrjetin social facebook, ka deklaruar se nëse strukturat e LDK-së bëjnë koalicion me PAN, ai do të dorëhiqet nga partia.

Mehmeti është më tepër për të zgjedhur opcionin e opozitës, ose koalicionin me Vetëvendosjen.
Lexoni postimin e pllotë të Mehmetit:

Qeveria e udhëhequr nga LDK a din kush me më tregu, a ka punu mirë apo keq?
Të gjithë (PDK, VV, AAK, NISMA, minoritet) u bënë bashkë dhe e rrëzuan LDK-në nga qeverisja, tash të njëjtat shtyhen kush me marr në qeverisje. 
P.s* Nëse LDK lidhë koalicion me PAN-in, unë Alban Mehmeti jap dorëheqje nga LDK. Opozitë ose koalicion me Vetëvendosje! Pikë.
gazetaliria,com
 
Top