Moti

Shkruan: Qamil Qehaja

Klasifikimi i njerëzve, sëmundje e liderizmit Klasifikimi i njerëzve në kategori të caktuara , grupe shoqërore , klane , etj ; nga përvoja ime e sidomos përvoja politike , kam ardhur në konkludim se ky kategorizim bëhet nga njerëzit që vuajnë për liderizëm , persona me ambicie të mëdha e që nuk kanë potenciale adekuate që ta arrijnë dashurinë e masës me forma demokratike.

 Këta individ janë së pari e keqja e (komunitetit, grupit, klanit) të cilin e lartësojnë , e pastaj janë një e keqe e shkatërrimit në masë të madhe e rrethit ku tentojnë të dominojnë. P.s Qytetar - katunar , sheherli te vjetër - sheherli te ri , malok- rrafshali , verior- jugor, perëndimor-lindor , këto janë disa prej kategorizimeve të shoqërisë që individ me ambicie të sëmura për bajraktarizëm i kanë dalluar shoqërinë tonë e cila është një shoqëri shumë e familjarizuar , e që ky familjarizim mund të rrezikohet seriozisht nëse këta individ nuk injorohen dhe veprimet e tyre të jenë të neglizhueshme . 
 
Top