Moti

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë Bajram Mavriqi ka reaguar ndaj deklaratës se kryetarit te LDK-së Isa Mustafa, (Lexojeni reagimin e plotë)

Isa Mustafa, sot paska thënë mos e votoni për Kryetar kandidatin që nuk jeton në Kamenicë. Dhe unë përherë të parë u pajtova me te, sepse ai që nuk duhet kurrsesi të votohet, është kandidati i LDK-së, i cili për më shumë se 2 vite jeton në Prishtinë dhe nga përvoja e kaluar me të në pozitën e Kryetarit të Komunës, qytetarët e dijnë shumë mirë se çfarë keqpërdoruesi i buxhetit është ai.

 Prandaj, nëse sot do të bëhej Ai Kryetar Komune, vetëm do të kemi një vlerë shtesë në keqpërdorimet e tij, sepse mandej nga buxheti ynë duhet ti mbulojmë edhe shpenzimet e derivateve për rrugën e tij vajtje ardhje në punë. 

Por kësaj here, i ftojmë zyrtarët e LDK-së në Dardanë, që me datë 22 Tetor, të vijnë në lagjen Iliria, në shtëpinë e Kryetarit në ardhje, Qëndron Kastrati dhe t'ia urojnë fitoren, sepse fitorja e VETËVENDOSJES! është fitore edhe e elektoratit të tyre, sepse edhe ata janë qytetarë të Dardanës.

 
Top