Moti

Samsung është duke planifikuar të debutojë me një model edhe më të lirë të tabletit sesa rivalët e saj si Google dhe Amazon të cilët kanë shitur disa nga tabletët më të lirë në botë, dhe mjaft kualitativ. 

Për të konkurruar me rivalët e saj të rëndësishëm me tabletët Android, thuhet se Samsung është duke u përgatitur ta lansojë modelin e ri të tabletit Galaxy Tab 3 Lite.

 Këtë tablet kompania jugkoreane do ta shesë për 135 dollarë, duke e bërë këtë modelin më të lirë të tabletit të prodhuar nga kompania. Edhe pse nuk dihet ende se çfarë karakteristika do të përmbajë tableti i ri i Samsung, sipas SamMobile thuhet se do të ofrojë performanca të mira, dhe se tableti do të ofrohet edhe në versionin 3G dhe atë WiFi.
 
Top