Moti

Në SHBA është aprovuar një ilaç i ri kundër Hepatitit C nga Food and Drug Administration

Mjafton një tabletë e vetme, që mund të merret një herë në ditë, për të zvogëluar rrezikun që shkakton kjo sëmundje. 

 Ilaçi quhet Sovaldi dhe ka funksion të shpejtë në organizëm. Medikamenti do të hidhet në treg në SHBA, në ndihmë të miliona amerikanëve, të cilët kanë virusin, i cili mund tu shkatërrojë mëlçinë nëse nuk trajtohet. FDA, në një deklaratë për shtyp, pohoi se Sovaldi duhet të shoqërohet me ilaçet që të sëmurët tashmë marrin, për të trajtuar format kryesore të hepatitit C.

FDA tha se 3.2 milionë amerikanë kanë këtë sëmundje. Kryesisht, njerëzit e lindur në mes të viteve 1945 dhe 1965, kanë pesë herë më shumë gjasa të jenë të infektuar. Trajtimet aktuale të Hepatitit C, kërkojnë thuajse një vit për të sprapsur virusin. Mjekimi përfshin injeksione javore, të cilët si efekte anësore kanë diarrenë dhe simptoma të ngjashme me gripin, transmeton noa.

Nga këto trajtime, vetëm rreth 75 për qind e pacientëve shëroheshin plotësisht. Në provat klinike, Sovaldi arrin të shërojë rreth 90 për qind të pacientëve në vetëm 12 javë, kur kombinohet me trajtimin standard. Sovaldi (sofosbuvir) është i dyti ilaç për mjekimin e Hepatitit C, i aprovuar nga FDA në dy javët e fundit . Në nëntor, agjencia dha bekimin e saj për të Olysio (simeprevir), të zbuluar nga Janssen Farmaceutik. Simptomat e sëmundjes së Hepatitit C mund të mos shfaqen deri në dy ose tre dekada pas infektimit, megjithëse virusi mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë, cerozë dhe kancer.
 
Top