Edhe një jetë e humbur rrugëve ilegale të emigrimit. Një vajzë e vogël nga Vitia ka vdekur në një kamp refugjatësh në Hungari. Ajo bashkë me familje ishin nisur për në Gjermani. Por rruga e kësaj familje nga Begunca e Vitisë u ndal në gjysmë.
Familja gjashtë antarëshe e Besim Mustafës ishin nisur për në Gjermani. Por vajza 18 muajshe Arza, ka ndërruar jetë në kampet hungareze, transmeton rtk.
Sipas familjarëve vdekja e vajzës si pasojë e të ftohtit dhe kushteve brenda kampit.
Kjo familje kishte emigruar me shpresën e shërimit të vajzës e cila ishte e prekur nga Sindromi Down. (Telegrafi)