Kryetari Sinani ka pritur në një takim përfaqësuesit e kompanisë konsultete austriake Ostap, z.Milovan Moskaljov dhe znj. Altene Krasniqi.
Qëllimi i kësaj vizite ishte mundësia e investimeve në komunën tonë, pasi që Komuna e Kamenicës ka aplikuar për të rregulluar sistemin e ujësjellësit në fshatin Hogosht, kolektor për kanalizim fekal, punimin e mureve mbrojtës të kolektorit , rregullimin e shtratit të lumit. Të gjitha këto projekte janë në shumë 1.979,448,32 €.
Kryetari Sinani falënderoi z.Moskaljov për interesimin dhe mbështetjen e dhënë komunës së Kamenicës.