Zvicra shtohet me 10 mijë kosovarë
Kjo ka të bëjë kryesisht me faktin se qytetarët nga Kosova në Zvicër që nga pavarësia e Kosovës janë riregjistruar me shtetësinë kosovare.
15.8 për qind e italianëve përbëjnë grupin më të madh të të huajve në Zvicër. Gjermania pason me 15.3 për qind dhe me 13.5 për qind vjen Portugalia, ndërsa Franca me 6 për qind e me 5.4 për qind Kosova.
Në Zvicër janë regjistruar vitin e kaluar një shtesë prej 10.208 kosovarëve, që shënon rritjen më të madhe pas portugzëve dhe italianëve, bëhet e ditur në statistikat e migracionit “Statistik Zuwanderung”, që i ka bërë publike Sekretariati për Migracion, raporton Albinfo.Ch.
Sipas zëdhënësit të SEM, Martin Reichlin, kjo ka të bëjë kryesisht me faktin që qytetarët nga Kosova në Zvicër që nga pavarësia e Kosovës janë riregjistruar me shtetësinë kosovare.
Sipas SEM, në anën tjetër ka ulje të nacionalitetit serb në Zvicër.
Shumica e të huajve jetojnë në Kantonin e Cyrihut, pastaj vejn Vaudi, Gjeneva dhe Aargau në Zvicër.(albinfo)