Moti

Sot zyrtarisht është pranuar një kamion për zjarrëfiksit nga Ministria e Punëve të Mbrendshme në vlerë prej 145.000€.

Kryetari Sinani vizitoi shërbimin e zjarrëfikësve dhe i uroi për këtë donacion ai theksoi " Uroj që të kemi sa më pak raste për intervenim,puna e juaj është për tu çmuar ju jeni në shërbim në çdo kohë kur të jetë e nevojshme, ne po vazhdojmë të krijojmë mundësi dhe kushte më të mira për punë me qëllim të lehtësimit të punës juaj".

Drejtori,komandanti dhe të gjithë zjarrëfikësit e falenderuan kryetarin për mbështetjen e vazhdueshme që po ju jepet nga komuna dhe njëkohësisht paraqiten dy kërkesa mbrenda mundësive buxhetore:
- Rregullimin edhe të një kati në objektin aktual dhe
- Rrethojën e hapsirës kufizuese.

 
Top