Moti

Në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa ishin paraparë pesë pika të rendit të ditës.

Kryesuesi  i Kuvendit z. Bajram Dërmaku propozoi për seancën e radhës të  KK-së të hynë në rend dite edhe dy pika të rendit të ditës si: Dhënia e betimit solemn të dy këshilltarëve komunal të AKR-së dhe shqyrtimi i raportit të punës nga kryetarit për vitin 2014 ( drejtorive komunale), ku për këtë pikë të rendit të ditës janë shqyrtuar gjitha raportet e drejtorive, por për këtë seancë kanë mbetur pa u shqyrtuar edhe katër raporte të drejtorive si: Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtoria Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe Drejtoria për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan unanimisht nga anëtarët e KPF-së dhe kaluan për seancën e radhës të KK-së.

 
Top