Dr.Morina ndër të tjera ka shkruar : “ATA nuk janë të licensuar të operojnë në republikën e Kosovës, nuk janë të thirrur për ketë punë në këtë shtet.”
Çfarë vlere paska licensa ime kirurgjike ?, çfarë vlere paskan tatimet që unë i paguaj shtetit tim? Çfarë vlere paskan investimet e mia prej dhjetëra mijëra eurosh për të krijuar një Ambulancë Specialistike sipas standardëve Europiane? puna ime 25 vjeçare për tu bëre Kirurg?
Në Vazhdim po e paraqesim reagimin e plotë dhe të pa edituar
E TMERRESHME... VEMENDJE!!!
Te nderuar miq, Familjare, Familje te pacienteve, Prindër te nderuar...
Sot, me date 25. 07.2015 ne Qendrën e Mjekësisë Familjare ne Kamenice vijnë një grup nga Turqia nga te cilët Vetëm DY-2 Mjeke, te tjerët Infermier dhe staf tjetër, gjithsej 22 për te kryer SYNETI, pa te holla...
Me e tmerrshmja është se ATA nuk janë te LICENSUAR TE OPEROJNE NE REPUBLIKEN E KOSOVES, nuk janë te thirrur për ketë pune ne këtë SHTET.
Ata nuk kane ardhur pa te holla, por thjesht janë paguar nga " dikush tjetër"...
Me këtë Veprim shkelem unë si i VETMI KIRURG I KETIJ QYTETI, Institucioni i vetëm i Licencuar KIRURGJIK i këtij Qyteti. Unë nuk kam qene i informuar për këtë " aktivitet", nuk me është kërkuar ti operoj fëmijët me nevoje.
Ketë qe po e shkruaj e dinë te gjithë ne QYTETIN TIM: Unë prej ditës se pare te punës time si MJEK te gjitha shërbimet e mia për:
1. Familjet e Dëshmorëve
2. Familjet e invalidëve te luftës
3. Familjeve ne Asistence Sociale
I KAM MJEKUAR PA PAGESE...
Çdo ditë unë ofroj shërbime PA PAGESE, PSE NUK ME ESHTE KERKUAR MUA NGA këta Hoxhallarë, dhe SHKELES TE LIGJIT qe unë ti Operoj Pa te Holla Fëmijët? PSE???
Shtrohet pyetja:
1.NESE NDONJERI NGA KETE FEMIJE QE SOT JANE OPERUAR KOMPLIKOHET? Kush do ti korrigjojë Ata dhe problemet qe mund te kenë???
2. Si mund te plotësohen kushtet e Sterilitetit Kirurgjik kur me te njëjtat instrumente operohen me dhjetëra fëmijë???
3. Çfarë VLERE PASKA LICENCA IME KIRURGJIKE, çfarë vlere paskan tatimet qe unë i paguaj shtetit tim???Çfarë vlere paskan investimet e mia prej dhjetëra mijëra eurosh për te krijuar ne Ambulance Specialistike sipas standardëve Europiane??? puna ime 25 vjeçare për tu bere Kirurg
Dhe SOT familjare te dashur ne KOSOVEN TONE, FEMIJET TANE, vijne dhe i operojne sharllatanet dhe njerezit e pa shkolle...
Edhe sikur "ATA" te ishin te gjithe PROFESORA, KY VEPRIM ESHTE I NDALUAR ME KUSHTETUTEN E REPUBLIKES SE KOSOVES, me LIGJIN E MINISTRISE SE SHENDETESISE...
Ne KOSOVE nuk lejohet te ushtrosh veprimtari Shendetesore pa qene i LICENSUAR PARAPRAKISHT...
Veprimtarite LEGALE vetem sa permiresojne Sherbimet Shendetesore, une i pershendes ato, por JO, JO JO JO JO JO JO JO , nuk lejoj te perbuzem nga Shteti im, nga Njerezit e mi, nga Institucionet e Mia...
Prej ketij momenti ku akt do te ndiqet penalisht nga Gjykata... Dhe organizatoret do te dalin para drejtesise, PERSONALISHT do ti padis nje nga nje.
Shuuume i deshperuar :
Dr. Arber Morina - Kirurg i Pergjithshem- Ambulanca Specialistike Kirurgjia- Kamenice.
,
