Në Hodonovc patrulla e policisë ka pranuar një informatë se në restorant "ODA", ka një aheng familjar dhe ka të shtëna me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes ka dal patrulla policore dhe ka kontaktuar me të dyshuarin shqiptar i cili ka pranuar se ka shtënë me armë me gaz të llojit EKOLL njofton policia e Gjilanit.
I dyshuari armën e ka dorëzuar së bashku me 19 fishekë. Me urdhër të prokurorit, arma dhe fishekët janë konfiskuar ndërsa rasti i referohet prokurorisë në procedurë të rregullt tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.