Në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve janë diskutuar shumë çështje, por me rëndësi ishin mungesa e ujit të pijshëm , zgjatja e orarit të punës në Administratën e përgjithshme.
Kryetari Sinani kërkoj që të bëhet ndërhyja e menjëhershme për përmasimin e ujit të pijshëm, ku edhe kanë filluar punimet që nga sot, qytetarët e Kamenicës do të kenë më shumë ujë.
Poashtu uji të mos keqpërdorët pa nevojë pasiqë mungesa e ujit të pijshëm është e prezent.
Me zgjatjen e orarit të punës në administratën e përgjithshme qytetarët e komunës së Kamenicas kanë tri orë më shumë dispozicion për kryerjen e shërbimeve në sektorin e gjendjes civile.