Shkruan : Mr. Sc. Refik HASANI
Ju bëjmë apel deputetëve të zgjedhur nga Anamorava që të mbrojn interesat e këtij Rajoni . Banorët nga ky Rajon presin fillimin e përpilimit të planeve që për hir dhe interes të Bujanocit, Preshevës , Kumanovës dhe Likovës të investohet në trekëndshin kufitarë. Në katër legjislaturat e parlamentit të Kosovës ky rajon nuk është i përfaqësuar si duhet në nivelin Qendror .
Prandaj në çdo legjislatur proporcionalisht në njëfar mënyre të ndahet pozitat politike sipas gjashtë rajoneve të Kosovës . Nëse pozita e Kryeministrit , Kryetarit të Parlamentit dhe Presidentit është kalkulim politik dhe është nga Rajonet tjera , përfaqësimi i Anamorava të kompenzohet në pozita tjera ministrore si dhe nëpër Kryesues të Komisioneve parlamentare, përfaqësime diplomatike dhe në borde të nivelit Qendror .
Në këto zgjedhje pasi liderët jan nga pjesë tjera , atëher Anamoravës i takon Zëvendëskryeministri , dy ministri por edhe të këtë përfaqësime të nivelit Qendror .
Qeveria që do të formohet nga zgjedhjet e 8 qershorit , të hartoj plane që i kalon interesat e Anamoravës , pra edhe për hir të Medvegjës ,Bujanocit, Preshevës , Kumanovës dhe Likovës të investohet në trekëndshin kufitarë . Arterjet e rrugëve duhet të rregullohen pasi jan të rangut të tretë e katërt .Anamorava është një rajon që ka disa specifika në tërë Kosovën .
Nga ky rajon duhet të ketë përfaqësim në poste dhe dikastere të ministrive . Anamorava ka mbetur e anashkaluar në investime dhe në kuadro . Ky trekëndësh rajonal është duke pësuar humbje , kemi ngecje të shumta në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm dhe çështje tjera siç është lidhja me nyjën e rrugës së kombit për në detin Adriatik Shqiptarë . Investimi në Anamoravë përveç interesit në këtë rajon , është një lehtësim edhe për shqiptarët nga Bujanoci , Presheva , Kumanova e Likova . Këto tri zona, Rajone jo të vogla, që është interes Kombëtar të kenë infrastrukturë më të zhvilluar.
Nuk mundë të pranojmë, të jemi si oaza të pazhvilluara
ne , popullata e këtyre tri Rajoneve për momentin nuk po kërkojm:
- Ndonjë Aeroport Ndërkombëtar,
- Banorët e Anamoravës nuk janë duke kërkuar që Lumin Mirusha apo Morava të bëhet i lundrueshëm si kanali i Suezit dhe të lidhemi me një dalje në det,
- Ndonjë tunel të llojit ,, Kalimashi 2 '', që do ta lidhë qytetin e Bujanocit, Preshevës dhe Kumanovës të lidhet me Gjilanin, kurse Gjilani të lidhet me Prishtinën,
- Nyja hekurudhore për qarkullimin e trenit që do ta lidhë qytetin e Bujanocit e Preshevës dhe Kumanovës me Gjilanin dhe Prishtinën stacione të nëndheshme,
- Ndërtimin e ndonjë metroje që qytetin e Medvegjës do ta lidhë me Prishtinën me ndonjë tramvaj që furnizohet me rrymë elektrike ,
- Që ne këto tri rajone të lidhemi me përçuesit e teleferikut për skijime në Brezovicë, apo edhe me qendrat tjera .
Anamorava jemi harruar , përbuzur , anashkaluar në përfaqësime dhe investimet sepse edhe ne duhet të përfitojmë si në: komunikim, integrim, zhillim ekonomik dhe hapjen e një perspektive të tri rajoneve