Në verën e vitit 2013, në Kamenicë ka filluar ndërtimi i një fabrike këpurdhash. Kjo fabrikë ka qenë edhe premtim elektoral i AKR-së për Kamenicën. Dy vite më vonë pos rrafshimit të vendit të ndërtimit, mbushjes me gurë e zhavor nuk është bërë diçka tjetër në këtë vend thotë Fatmir Matoshi.
Kryetari i AKR-së në Kamenicë Fatmir Matoshi, thotë se kjo është çështje mes pronarësh të kësaj fabrike. “Sjellja e investitorëve japonez dhe evropian në Kamenicë për ndërtimin dhe funksionalizimin e një fabrike kërpudhash ekzotike të llojit “Chitake” është bërë nga Presidenti Pacolli, pronari i Fungo SHPK Fatmir Krasniqi dhe Agim Bahtiri.
Këtë premtim për herë të parë e ka publikuar Presidenti Pacolli i cili ka zhvilluar takime me përfaqësues të kësaj kompanie, ndër të cilat partnere është edhe kompania e familjes së kryetarit aktual të Mitrovicës Agim Bahtiri, dhe ne përveç që e kemi mirëpritur edhe jemi angazhuar që ky investim të ndodhë pikërisht në Kamenicë.
Unë besoj dhe shpresoj që Presidenti Pacolli do të mbajë premtimet e dhëna dhe kjo fabrikë do të ndërtohet.” ka thënë Matoshi.
Duke qenë se tanimë AKR është pjesë e qeverisjes komunale dhe në kuvend ka grupin e këshilltarëve të saj, së bashku me partnerin udhëheqës qeverisës PDK-në, ne jemi të përkushtuar dhe të vendosur që t`i mbështesim investimet e kësaj kompanie ose cilësdo kompani prodhuese që mund të vij në Kamenicë për të punuar dhe për të krijuar vende të reja të punës.
“Për më tepër e sigurojmë kompaninë “Hirano” se do të realizojmë projektin e ndriçimit dhe të trotuarit deri tek vendi ku ata kanë planifikuar ndërtimin e kësaj fabrike, në rast se ata vazhdojnë punën”, ka thënë nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi./rajonipress/