Moti

Reagimi i plotë i Degës se LDK-së në Kamenicë i pa edituar

Jeta ne qytet është bërë thuajse e padurueshme në këtë kohë vape, në katër lagjet e qytetit reduktimet e mëdha të ujit 12-12h po e pamundësojnë një jetë normale për banorët e qytetit. 

 Sezoni veror e gjenë Komunën e Kamenicës të papërgatitur dhe me vetëm një baner mirëseardhje për bashkatdhetarët por me mungesë të madhe të ujit të pijes dhe për pastrim, gjithashtu pa ndriçim publik ne tri lagjet e qytetit dhe në disa pjesë të qendrës, mos mirëmbajtje të lumit dhe një administratë komunale jo efikase që po i japin një imazh të keq çdo bashkatdhetari dhe vizitori në komunën tonë. 

Komuna e Kamenicës tash e disa muaj nuk po e sheh te arsyeshme të ndërmarrë veprime urgjente për përmasimin e kësaj gjendje të vështirë dhe për më tepër kjo qeverisje ka hequr nga projektet prioritare planifikimin për shtimin e shasisë së ujit në lagjen Çamëria projekt që do ta zbuste furnizimin me ujë në qytet, në këtë mënyrë ato mjete të destinuara ne sektor tjerë po e vështirësojnë një jetë normale me kushte elementare. 

Lidhja Demokratike e Kosovës Dega Kamenicë






 
Top