Kryetari i Komunës z.Begzad Sinani sot ka takuar përfaqsuesit e Usaid-Kcsb në implementimin e projektit gratë në biznes për Komunën e Kamenicës.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në mes të Komunës dhe Usaid- Kcbs për përkrahjen e grave që merren me biznes.
Përfaqsuesit e Usaid-Kcsb thanë se ne kemi kontaktuar shumë biznese që udhëheqen nga gratë në Komunën tuaj dhe kemi identifikuae problemet që i kanë ato që merren me biznes dhe ju njoftojmë që Komuna juaj është përzgjedhur të implementohet ky projekt nga programi i Usaid.
Kryetari Sinani falenderoj përfaqsuesit e këtij projekti për përzgjedhjen e Komunës së Kamenicës "ne do të ofrojmë bashkëpunimin tonë në mënyrë që të krijojmë lehtësira dhe mundësi për ato gra që kanë biznese dhe mendojnë të hapjen e tyre dhe se komuna e Kamenicës është e përkushtuar që të krijojë kushte dhe mundësi më të mira për të gjithë bizneset dhe do të jetë në përkrahje të tyre ka thënë ndër të tjera Sinani"