Moti

Kuvendarët pas shumë diskutimeve votuan për  faljen e borxheve për taksa komunale deri në vitin 2008.
Në diskutimet e tyre këshilltarët  nga radhët e gjitha partive ishin të interesuar të dinin  nga Drejtoria e  Buxhetit që me faljen e borxheve të mos dëmtohet buxheti në realizimin e projekteve e  parashikuara kapitale dhe deri në cilit vit të vlej falja dhe pas pushimit  5 minutës  konsultimeve  ndërpartiake  u vendos që të falja e borxheve  të vlejë deri në vitin 2008 në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës Kosovës.

Seanca e sotme ishte e  pesta me radhë e Kuvendit Komunal për këtë vit e cila u mbajt  në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë .
Seancën e udhëhoqi  Kryesuesi  z.Bajram Dërmaku, si zakonisht  në seanca  merr pjesë kryetari i Komunës z.Begzad Sinani dhe drejtorët e drejtorive komunale,  përgjegjës të zyrave përkatëse, shoqëria  civile , ekipi komunal i OSBE-së.

Pikave të parapara iu  shtuan edhe  tri pika reja të cila rendit të punës, të cilat dy ishin të  propozuara nga: Drejtori e Urbanizmit: Propozim –vendim  për  plotësimin e vendimit  Sh.01/Nr. 12629 të dt: 03.05. 2016 për hartimin e planit zhvillimor komunal  2016-2024, Propozim vendimin  për plotësimin e vendimit  Sh.01 /Nr. 3143 dt:02 02.2016 për hartimin  e  hartave  zonale  komunale. Me këto plotësime krijohen  mundësit procedurale  për realizimin e investimeve nga ana investitorëve të interesuar e që gjerë  tani  kishte pasur pengesa në ketë drejtim. Ndërsa  grupi i grave propozoi që projekti për financimin  e shkollimit joformal të grave të vazhdohet edhe këtë vit.

Këshilltarët votuan poashtu edhe kërkesën  për  rishikimin e  buxhetit  që  mjetet e tepricë të jepen Drejtorisë së  Arsimit.

U shqyrtua raporti  tre mujor i drejtorisë së Buxhetit  dhe Financave  kishte  nxitur debate lidhur me shpenzimet komunale e në veçanti në karburante, këshilltarët komunal kishin mendime të ndryshme pro dhe kundër se a janë  zvogëluar apo janë rritur  shpenzimet krahasuar me periudhën paraprake. Drejtoresha e Buxhetit Shejnaze Masurica dhe kryetari i Komunës z.Begzad Sinani dhanë përgjigjet  që u arsyetuan shpenzimet se ato janë shtuar sepse komuna  ka filluar me heqjen e shpenzimeve  për bartjen e nxënësve, harxhimet  e shtëpisë së komunitetit. ”Në debatin publik me qytetarë do t’i keni të gjitha shënimet ata që vijnë pas meje të marrin  shembull  nga puna ime të nxjerrin  gjërat e mira, kritikat tuaja na shërbejnë për përmisime dhe korrigjime “tha  Kryetari Sinani.

Komuna ka filluar  me regjistrimin e pronave të paluajtshme-objekteve të Kuvendit Komunal Kamenicë, kuvendarët e shqyrtuan propozim vendimin ata u habiten që pas 16 viteve  të gjitha pronat komunale nuk janë të regjistruara ka shumë prona që nuk janë të regjistruara tha drejtori Drejtorisë së Kadastrit Fadil Hoti ai e përmendi edhe  Shtëpinë e kulturës  “Isa Kastrati” që është e pa regjistruar.
Për rregulloren  për mbrojtjen e të miturve nga dukuritë që e dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre u aprovua pa debatime.

 
Top