Moti

Komuna e Kamenicës, në bashkëpunim me shoqatat e bujqve e fermerëve , shoqërinë civile dhe me mbështetje të HELVETAS, dje (24 Maj) kanë themeluar Grupin e Veprimit Lokal, i ci ka për qëllim të koordinojë aktivitet në sferën e agrokulturës dhe biznesit.

Nënkryetari Matoshi së ka thënë se me hapa të shpejtë do të bëhet regjistrimi i GVL-së dhe pastaj edhe licencimi në Ministrinë e Bujqësisë. “Ky grup së shpejti do ta ketë edhe strategjinë e veprimit, për të cilën kemi marrë zotimin e HELVETAS-(S4RE) se do ta mbështes. Gjithashtu Ministria e Bujqësisë do ta mbështes GLV-në me mjete financiare për funksionimin e saj deri në vitin 2020, ndërsa nga Grupi presim që t`i mbështes bujqit, blegtorët dhe bizneset e Kamenicës në përgjithësi gjatë fazave të aplikimit për grante, por edhe duke avokuar tek institucionet për problemet e tyre” ka thënë Matoshi.
 
Top