Moti

Shkruan: Berat Murina
Në një debat të postuar në faqen zyrtare të Kamenica Press ku shihen polemika të ashpra të kryetarit të komunës Begzad Sinani me deputetë të Kuvendit komunal lidhur me disa çështje që kryesisht kanë të bëjnë me arsimin, shihet se si kryetari nuk përton të bartë çështje që ndoshta do të duhej të ishin brendapartiake (të PDK-së), por të njëjtat i bartë në mbledhjen e K.Komunal.

Kur pashë një apo dy video (në Kamenica Press, të cilat mund t’i shihni edhe ju), nuk e dija a jam duke shikuar sekuenca nga një fushatë elektorale apo një mbledhje të Kuvendit Komunal, ku kryetari nuk do të duhej ta merrte fjalën për të ironizuar me deputetët që udhëheq. Pra, kryetari, në vend se t’i lejojë të shprehin shqetësimet e tyre deputetët, ai merr mikrofonin në dorë dhe mban një fjalim që ngjason shumë në një fjalim elektoral.
Si është e mundur që një parregullësi, edhe nëse është e huqur në diskutim, të shndërrohet në një polemikë të pavend në Kuvend?

Si është e mundur që një shqetësim i çfarëdo niveli qoftë, që ka të bëjë me një çështje të ndjeshme siç është arsimi në komunën tonë, të përfundojë në një polemikë krejtësisht politike?
Si është e mundur që në një reagim të postuar në Facebook, i cili herë pas here të lë përshtypjen se është shkruar nga një person e jo nga vet Drejtoria e Arsimit në Kamenicë, të akuzohen deputetët e PDK-së për joprofesionalizëm, derisa vet kryetari i komunës, nëse thirret në profesionalizëm, do të duhej që mikrofonin t’ua linte zyrtarëve të DKA-së.

Në fund të fundit, a nevojitet profesinalizëm për të evidentuar parregullësi të cilat janë të dukshme e madje edhe të prekshme lehtë, në arsim apo në ndonjë sektor tjetër.
Unë jam një bashkëpartiak i kryetarit të komunës dhe ish-bashkëpunëtor i tij, mirëpo retorika që ai përdorë në Kuvend, është e gabuar. Kryetari Sinani, duhet ta dijë se ka kaluar që moti koha e fushatës elektorale, ku me fjali të llojit “unë do të jem kryetar i të gjithëve” ti fiton ca vota ose ca poenë të mirë politik.

Kjo nuk nënkupton se kryetari Sinani s’duhet të jetë kryetar i të gjithëve, mirëpo me fjali të tilla viktimizuese në kohën kur ai ka hyrë vitin tretë të mandatit, më nuk arsyetohen gjërat.
Gjërat arsyetohen me punë dhe veprim. Kryetari nuk do të duhej të qortonte bashkëpartiakët e tij, pse kanë ngritur një shqetësim që ka të bëjë me arsimin në komunën tonë. Ai do të duhej të debatonte…
 
Top