Policia e Kosovës, njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Anti korrupsion nga Shtabi qendror që veprojnë në regjionin e Gjilanit, me 01 nëntor 2016 pas një hetimi të gjatë dhe masave tjera operative ndaj të dyshuarit Shqiptar Shtetas i Kosovës, kanë arritur të sigurojnë dëshmi dhe provat materiale të qëndrueshme se i dyshuari gjatë muajit mars 2016 i kishte dhënë një personit 1000 € para, dyshohet me fajde me kamat mujore prej 25% dhe si peng i kishte marr traktorin në vlerë 4000-5000 €.
I dyshuari është arrestuar nga ana e policisë së Kosovës, dhe është intervistuar ne prezence të avokatit mbrojtës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar njoftoj policia e Kosovës
