Kamenicë: Policia në kërkim të vozitësit që shkeli me kamion 14 copë dele
Ankuesi shqiptar informon policinë e Kosovës në Kamenicë se për derisa ishte duke i ruajtur bagëtinë e tij (delet) në afërsi të rrugës në hyrje te fshatit Bllatë, Komuna Kamenicë ka ardhur një mjet transportues Kamion me targa 06 drejtues nuk dihej se kush ishte sepse mjeti nuk është ndalur në vendin e ngjarjes dhe nga pa kujdesia ka shkelur 14 copë dele ku 4 prej tyre kanë ngordhur kurse 10 copë të tjera kanë pësuar lëndime.
Vlera e dëmit sipas ankuesit është rreth 2800 €. Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet aksident trafiku dhe i dedikohet njësitit të hetimeve.
Vozitësi është në kërkim të policisë