Moti

Shkruar nga: Arijeta Agaj - Psikologe

Epoka në të cilën po jetojmë është quajtur edhe “epoka digjitale”. Asnjëherë në historinë e njerëzimit nuk ka pasur më shumë në përdorim mjete të teknologjisë informative.

Me zgjerimin dhe masivizimin e teknologjisë informative, përveç përfitimeve të shumta, janë ngritur edhe shqetësime për efektin që teknologjia informative mund të ketë në grupe të ndryshme të shoqërisë.

Efektet negative që më së shumti janë përmendur nga studiues të shumtë janë: zëvendësimi i lidhjeve shoqërore reale me lidhjet shoqërore virtuale (përmes “Facebook”, “Twitter” dhe platforma tjera sociale), Tani, me masovizimin e teknologjisë, ku çdo i ri ka në përdorim së paku një telefon mobil, lojërat kompjuterike janë bërë të qasshme për të gjithë grup moshat.


Por një shqetësim i cili preokupon psikologët, sociologët dhe prindërit në përgjithësi, është ndikimi i teknologjisë informative tek moshat e reja, sidomos ndikimi i lojërave kompjuterike në sjelljet e të rinjve. Lojërat kompjuterike, të shfaqura fillimisht në vende më të zhvilluara industriale të botës perëndimore, tanimë kanë gjetur përdorim të gjerë edhe në rajonin tonë. Në vendet tona, si Kosovë, Maqedonia e Shqipëria.

Ekspozimi i dhunës përmes video-lojërave ndikojnë në shfaqjen e agresivitetit tek fëmijët, ngase fëmija gjatë kohës, kur luan lojën, nuk është vetëm observues pasiv, por përkundrazi ai identifikohet me personazhin kryesor dhe është personi që e krijon skenarin, ai vazhdimisht është në gjendje gatishmërie duke pritur të takojë “kundërshtarin” dhe ta “mbysë” ndonjërin.

Fëmijët që i janë ekspozuar skenave të ndryshme të dhunës, shpesh janë më agresiv, të frikshëm , më temperament, dhe të gjitha këto këto veprime i konsiderojnë si të zakonshme dhe nuk do të shqetësohen aspak nëse lëndojnë ndonjë person, përkundrazi mund të ndjehen mirë që shfaqin sjellje agresive ose kur shohin skena të tilla. Nga të luajturit e shpeshtë të atyre video-lojërave të dhunshme, fëmijët i imitojnë sjelljet e dhunshme dhe fillojnë të sulmojnë kundrejt familjarëve, moshatarëve si dhe  fëmijëve në shkollë, qoftë edhe pa asnjë arsye të vetme.

Lojërat e dhunshme gjithashtu ndikojnë negativisht edhe në sjelljen sociale apo shoqërimin e adoleshentëve, duke i bërë adoleshentët më të mbyllur, më pak të socializuar.

Fëmijët të prekur nga skena të prekur nga skena të dhunshme, tek ta mund të shfaqen çrregullime të gjumit, devijim të sjelljes, paraqitje të ankthit, mund ta dëmtojë përqendrimin, vëmendjen dhe kujtesën. Nëse këto lojëra luhen për periudha të gjata kohore, do të kenë ndikim negativ edhe në shëndetin e fëmiut.

Në shumë vende perëndimore, shqetësim është paraqitur obeziteti i fëmijëve. Deri tek obeziteti i fëmijëve ka ardhur si pasojë se të rinjtë kanë zëvendësuar aktivitetet fizike me qëndrimin ulur pranë kompjuterit.

Preokupimi për përdorimin e lojërave kompjuterike duhet të jetë më i madh se sa në vendet tjera. Kjo për shkak se të rinjtë shqiptar janë gjenerata e parë e cila përdor këtë lloj të teknologjisë informative, dhe si rrjedhojë ata janë të pa mbikëqyrur si nga prindërit, ashtu edhe nga mësimdhënësit e tyre.

Arsyeja për këtë është se gjeneratat më të vjetra nuk kanë njohuri për përdorimin e kësaj teknologjie dhe si rrjedhojë e kanë më të vështirë të kontrollojnë gjeneratat më të reja, e aq më pak ti orientojnë ata se si duhet të përdoret kjo teknologji. Problem tjetër paraqet edhe mungesa e rregullimeve ligjore, ku kompanitë përgjegjëse për shpërndarjen e internetit dhe teknologjisë informative në përgjithësi, nuk ofrojnë mundësi për kufizimin e përdorimit të disa materiale të cilat nuk do të duhej të kishin qasje të rinjtë nën moshën 18 vjeçare.

Prandaj, është e domosdoshme që prindërit të kenë kujdes se si të monitorojnë fëmijët e tyre dhe të shohin çka po bëjnë ata kur janë të kyçur në internet, të caktojnë një orar se kur munden fëmijët të përdorin internetin, si dhe shfrytëzimi i internetit të bëhet në përputhshmëri me moshën e fëmijës.

 
Top